Ekspertiza e gjerë dhe fleksibiliteti i ekipit tonë, bashkë me aftësinë e provuar për të rekrutuar dhe integruar shpejt profesionistë të kualifikuar në proceset tona, na bën partnerin ideal për nevojat tuaja të outsourcing-ut.
Ne ofrojmë mundësi të ndryshme bashkëpunimi për të përmbushur kërkesat tuaja:
▪ Angazhimi i punonjësve tanë për periudha të caktuara për të mbështetur projektet tuaja të përkohshme.
▪ Përzierja e personelit tuaj me ekipin tonë nën një menaxher të përbashkët projekti për të rritur kapacitetet dhe për të përmirësuar efikasitetin.
▪ Kontraktimi për realizimin e projekteve të plota, duke ofruar shërbime të plota dhe të dedikuara për nevojat tuaja specifike.
Përparësia jonë kryesore është zgjerimi i shërbimeve tona jashtë kufijve të Shqipërisë, duke ofruar mbështetje globale dhe zgjidhje të përshtatura për tregje ndërkombëtare.
▪ Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh financiare për të mbështetur biznesin tuaj, përfshirë:
▪ Përpunimi i pagave: Përkujdesemi për llogaritjen dhe shpërndarjen e pagave të punonjësve tuaj, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi.
▪ Menaxhimi i kontabilitetit: Ofrim i shërbimeve për regjistrimin dhe mbajtjen e librave të kontabilitetit, përgatitjen e bilanceve dhe pasqyrave financiare.
▪ Këshillimi dhe optimizimi i taksave: Ofrimi i konsulencës për menaxhimin dhe uljen e detyrimeve tatimore, duke siguruar që të përmbushni të gjitha kërkesat ligjore.
▪ Planifikimi financiar dhe analizë: Ofrimi i shërbimeve të planifikimit dhe analizës financiare për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit të menaxhimit të kapitalit dhe parave të gatshme.
▪ Rakordimet doganore dhe Regjimet RPA.
▪ Menaxhimi i Qiradhënies: Menaxhim i marrëveshjeve të qirasë dhe mbledhje pagesash.
▪ Mirëmbajtje dhe mobilimi: Shërbime të mobilimi dhe riparimeve për pronat.
▪ Vlerësimi i Pasurive: Vlerësimi i pasurive dhe analiza e tregut.
▪ Shitje dhe Blerje: Ndihmë në blerje, shitje dhe negociata.
▪ Menaxhim Komercial dhe Industrial: Administrim i hapësirave komerciale dhe industriale.
▪ Konsulencë për Zhvillim: Këshillim për projekte ndërtimi dhe zhvillimi pasurish.
▪ Leje Qendrimi: Mbështetje për aplikimet dhe rinovimet e lejeve të qëndrimit për punonjësit ndërkombëtarë.
▪ Trajnime: Organizimi i trajnimeve për zhvillim profesional dhe aftësi të reja.
▪ Kontrata Pune: Hartimi dhe menaxhimi i kontratave të punës për punonjësit.
▪ Dokumenta për Mbarëvajtjen e Punës dhe Riskun: Menaxhimi i dokumenteve për sigurinë në punë dhe përputhshmërinë me ligjin.